Arrestohet në Durrës i shumëkërkuari nga Italia, i dënuar me 16 vjet burg

Durrësi

Arrestohet në Durrës i shumëkërkuari nga Italia, i dënuar me 16 vjet burg

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 10:20
Ilustrim

Një 57-vjeçar i dënuar me 16 vite burg në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik të drogës, u arrestua nga policia shqiptare në Durrës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Durrësit, ndaluan të shpallurin në kërkim ndërkombëtar, Eduart  Daiu 57 vjeç, banues në  fshatin Rrushkull, Durrës.

Gjykata e Apelit në Milano, Itali, më 23 mars 2009 e ka dënuar me 16 vite burg për veprën penale “Pjesmarrje në organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Sipas policisë, Daiut i kanë mbetur për të vuajtur edhe 6 vjet e 10 muaj e 29 ditë burgim.

Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat