"Nuk kishim ndonjë konflikt, thjesht antipati!" Rrëfehet vrasësi i 16-vjeçarit në Durrës - Bota Sot
"Nuk kishim ndonjë konflikt, thjesht antipati!" Rrëfehet vrasësi i 16-vjeçarit në Durrës

Durrësi

"Nuk kishim ndonjë konflikt, thjesht antipati!" Rrëfehet vrasësi i 16-vjeçarit në Durrës

Më: 3 mars 2018 Në ora: 12:31
Anxhelo Gjokazaj

Ndërroi jetë mbrëmë në duart e bluzave të bardha 16-vjeçari, që u plagos me thikë nga bashkëmoshatari i tij mesditën e djeshme në qytetin e Durrësit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr.15, në Spitallë, ku Devi L., 17 vjeç, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta plagos me thikë Anxhelo Gjokazajn, 16 vjeç, banues në Durrës. 16-vjeçari u dërgua në spital, por pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha, nuk mundi t’u shpëtonte plagëve të marra. Ndërkohë, Policia ka arrestuar 17-vjeçarin Devi Lala si autor të dyshuar të ngjarjes.

Adoleshentët, banorë të së njëjtës lagje, ishin takuar rastësisht pranë zonës ku ata banojnë dhe kanë nisur të grindeshin.

Dëshmitarët që ndodheshin në vendin e ngjarjes kanë sqaruar për Policinë se gjithçka ka ndodhur në harkun e pak minutave. Fillimisht, sipas dëshmitarëve, adoleshentët kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin “kush je ti, kush jam unë”, më pas edhe janë fyer mes tyre. Në këtë moment ata janë përleshur me njëri-tjetrin dhe papritur 17- vjeçari nxori thikën që mbante me vete dhe e qëlloi tri herë Gjokazajn, dy herë në pjesën e kraharorit dhe një herë në shpatull.

Goditja në shpatull ishte shumë e thellë dhe thika i kishte prekur zemrën. 16-vjeçari u transportua me urgjencë drejt spitalit, por ai nuk arriti t’i mbijetojë plagës dhe pak orë më vonë ndërroi jetë. Ndërkohë, menjëherë pas ngjarjes, 17-vjeçari hodhi thikën në një kanal pranë vendit të krimit dhe u largua me shpejtësi, për t’u vënë në pranga pak minuta më vonë nga Policia, e cila u ndihmua për identifikimin e tij nga dëshmitarët, që ndodheshin në ato momente në vendin e krimit.

Devi ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe po pyetet lidhur me rrethanat e ngjarjes. "Panorama" sjell dëshminë e tij.

”U ktheva në lagje, aty ku rri gjithnjë. Aty u hasa me Anxhelon. Po më shikonte. Pse më shikon i thashë, ka ndonjë gjë për të parë?! Ai më ofendoi, më shau. I thashë, pusho se do ta pësosh keq, ai vazhdonte të më shante. Edhe unë nisa ta shaja dhe u përleshëm fizikisht. Në një moment nxora thikën dhe e qëllova disa herë. Nuk më kujtohet se sa herë i qëllova, pasi isha në gjaknxehtësi e sipër. Por, pashë që mbeti i shtrirë në tokë dhe u mbulua nga gjaku. Në këtë moment u tremba dhe u largova. Pak metra më tej hodha thikën në një kanal. Nuk kishim ndonjë konflikt, thjesht antipati për njëri-tjetrin”, mësohet të jetë shprehur ndër të tjera 17-vjeçari për ekspertët e Policisë që e kanë marrë atë në pyetje. Adoleshenti që humbi jetën, Anxhelo Gjokazaj, ishte nxënës në shkollën profesionale “Hysen Çela”, ndërsa 17- vjeçari, Devi L., i cili e qëlloi me thikë, është nxënës në shkollën “Naim Frashëri”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test