Fundjava në Durrës; E diela me diell, dyndje në qytetin bregdetar - Bota Sot
Fundjava në Durrës; E diela me diell, dyndje në qytetin bregdetar

Durrësi

E martë, 23 tetor 2018

Fundjava në Durrës; E diela me diell, dyndje në qytetin bregdetar

Më: 11 mars 2018 Në ora: 21:18
“Jetoj në tiranë prej 6 muajsh. Ne erdhëm në Durrës në janar, për ditëlindjen time, na pëlqeu kështu që erdhëm edhe sot për një ditë në plazh”, shprehet një turiste e huaj.

Kjo fundjavë e parë me diell, pas disa javësh me mot të ftohtë dhe shi ka nisur drejt Durrësit banorë të Tiranës, por edhe më gjera, për t’ju larguar përditshmërisë dhe për të kaluar disa orë buzë bregdetit.

“Ne vijmë nga Tirana, për të ndërruar ambient dhe për ajrin e pastër sepse Tirana është kaos për sa i përket ajrit”, shprehet një vizitor.

“Jetoj në tiranë prej 6 muajsh. Ne erdhëm në Durrës në janar, për ditëlindjen time, na pëlqeu kështu që erdhëm edhe sot për një ditë në plazh”, shprehet një turiste e huaj.

“Kemi dalë për xhiro, shtëpinë e kam në shkozet, me kalamajt e kalamajve”, thotë një gjyshe.

Por, ka edhe qytetarë, që shohin përtej detit.

“Unë jam vajzë Durrësi, mendoj se do marr ajër të pastër, por këtu ajri është i ndotur më shumë se në qytet. Plazhi mendoj është në ditët më të zeza të vetat. Ky është një vend publik, nuk është në pronën e bashkisë, këtu nuk pyet asnjë çfarë ndodh, këtu hidhet vetëm beton ka pisllëk nuk pastrohet dhe ne si popull trajtohemi si bagëti, si kafshë”, shprehet një qytetare e Durrësit.

Ndërsa në sytë e fëmijëve, gjithçka duket më e bukur.

“Kam ardhur me familjen dhe luaj futboll me shokët. Mami më tha mua: a do që të vish në Durrës dhe unë pranova sepse kam qejf të luaj me rërë”, u shpreh një vogëlushe.

Për disa, rëra e Durrësit është një mundësi e mirë për të mësuar hapat e para. “Mezi presim ta kalojmë fundjavën bashkë. Ne jemi nga Tirana, shëtisim edhe në tiranë sepse kemi parqe edhe atje, por meqë është koha shumë e bukur menduam të vijmë këtu”, thotë një tjetër vizitor nga Tirana.

Në Durrës nuk mungojnë as shqiptarët e Kosovës.

“Kemi ardhur për dy ditë dhe do kthehemi. Koha sot është e mirë, nqs është edhe nesër e mirë, do rrimë edhe nesër. Ne kemi pak më shumë nevojë për detin. Kemi ardhur këtu për t’i ikur prej rutinës, edhe koha e mirë, me shfytëzu ditën”, thotë një turiste nga Kosova.

Por, megjithëse është e diel, jo të gjithë pushojnë. Shitësit ambulantë luten për diell, që ta shfrytëzojnë bregdetin për të siguruar të ardhurat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test