Fluks i madh të sëmurësh në spitalin e Durrësit, pacientë të shtrirë edhe në korridor

Durrësi

Fluks i madh të sëmurësh në spitalin e Durrësit, pacientë të shtrirë edhe në korridor

Më: 18 mars 2018 Në ora: 12:06
Durrës

Vazhdon të jetë i lartë fluksi i pacientëve që i drejtohen urgjencës së spitalit rajonal të Durrësit për të marrë ndihmën e parë nga bluzat e bardha.

Virozat e stinës, problemet me hipertensionin apo sëmundjet kardiovaskulare janë rastet më të shpeshta që paraqesin pacientët në urgjencë.

Fotot që kanë mbërritur në redaksinë e DurrësLajm janë realizuar paraditen e sotme dhe dëshmojnë se për shkak të fluksit të lartë të pacientëve, disa prej tyre janë shtruar edhe në korridor, ku u jepet ndihma e parë nga stafi i bluzave të bardha. Dhomat e urgjencës janë të gjitha plot, ndërkohë që shtretër janë vendosur edhe në korridor për shkak të mungesës së hapësirës për t’i sistemuar të gjithë në ambiente më të përshtatshme.

Pacientëve u duhet të presin më shumë se një orë për t’u vizituar nga mjeku, pasi fluksi i madh e bën të pamundur për mjekët roje t’u shërbejnë në kohë rekord të sëmurëve me patologji të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat