I shkon në stratosferë fatura e ujit! Durrsakun e “përcjellin” kur shkon të ankohet - Bota Sot
I shkon në stratosferë fatura e ujit! Durrsakun e “përcjellin” kur shkon të ankohet

Durrësi

I shkon në stratosferë fatura e ujit! Durrsakun e “përcjellin” kur shkon të ankohet

Më: 20 mars 2018 Në ora: 11:00
Ilustrim

Një qytetar i Durrësit ka denoncuar këtë të martë një rast të abuzimit që i ka ndodhur me faturën e ujit, e cila i ka ardhur në një sasi të kripur, plot 300 mijë lekë, ashtu siç vetë shprehet denoncuesi.

Lajmin e ka bërë publik përmes një postimi në rrjetin social ish kryeministri Sali Berisha, i cili shkruan se pas tarifave të reja që ka vënë qeveria, tashmë kanë nisur dhe gjobat e vjedhjet ndaj qytetarëve.

Vetë denoncuesi është shprehur se ka shkuar tek ujësjellësi por është përcjellë nga ana e tyre.

STATUSI:

Shikoni si gjobitet e vidhet qytetari pas vendosjes se tarifave te reja per ujin

Nga 9 m3 qe i shenon sahati i faturojne 6900 m3!

Lexoni mesazhin e tij. Sb

“Te uroj shendet zoti Berisha une jam nje pagus i rregullt i te gjitha llojeve te faturave e taksave ne qdo lloj qeverisje por jam nje simpatizant dhe antar i PD qe ne vitin 92 nje gje qe un nuk kam arsye ta fsheh .Persa i perket fatures se uijt per muajn janar te keti viti me esht faturuar 6900 m3 uij ne nje koh qe sahati shenon 9m3 .fatura ne fillim te shkurtit ishte 3486000 dhe sot ka arrit 3840000 te vjetra kam shkuar ne zyra e ujsjellsit dhe nuk kam gjet zgjidhje pasi thon qe esht kaluar ne sistem kam takuar edhe nendrejtorin e durrsit po asnje zgjidhje .familja ime perbehet prej tre antaresh dhe kjo fatur esht sa gjysma e euijt te shpenzuar nga gjith njesia administrative kat ri durres per nje muaj esht e tmershme pasi faturat vin sipas bindjeve partiake . Te kerkoj falje per shqetsimin por je i vetmi njeri qe me ke ktyer pergjigjen e mesazhit .te pershendes perzemersisht dhe te oroj jet te gjat e shendet te mir . Me respekt Ded Ismaili kat ri Durres".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test