Nëndetësja turke “TCG Preveze” ka mbërritur në portin e Durrësit.
Vizion Plus mëson se vizita e saj është në kuadër të bashkëpunimit dypalësh Shqipëri – Turqi.
Ajo pritet të qëndrojë për pak ditë në Shqipëri.
Është hera e dytë që kjo nëndetëse turke zhvillon vizitë portuale në Durrës. Më parë ajo ka kryer një vizitë më 29 shtator të vitit 2015 dhe është larguar më 3 tetor të atij viti nga porti durrsak.
Nëndetësja TCG Preveze S – 353 ka gjatësinë 62 m, gjerësinë 5,8 m, peshkimi 6,3 m, tonazhi 1400 tonë. Është një nga nëndetëset më moderne të flotës luftarako-detare të Turqisë. Ditën e premte janë planifikuar që të zhvillohen vizita nga ekuipazhi i saj në Bashki dhe në Prefekturë.
Gjithashtu në ditët e qëndrimit do ketë vizita të personaliteteve të larta diplomatike, ushtarake dhe vizita të qytetarëve në nëndetëse, vizita të personelit të anijes në objektet muzeale dhe kulturore të Durrësit e Krujës, etj.