Pas vendimit të Gjykatës së Lartë lidhur me kompetencat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, tashmë dosja e 613 kg kokainë në Durrësit, do t’i kalojë prokurorisë së Durrësit.
Ndryshimi i kompetencave të Gjykatës dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndryshuan në kuadër të zbatimit të Reformës në Drejtësi.
Gjykata e Lartë bazuar në dosje për trafik droge të paraqitur për interpretim nga Gjykata e Durrësit, vendosi që Krimet e Rënda të hetojnë vetëm çështje që janë kompetencë e SPAK, si korrupsioni në nivele të larta dhe krimi i organizuar.
Lidhur me dosjet për vrasjet, trafikut të drogës, grabitjeve, gjobëvënieve apo edhe vepra të tjera t’i kalojnë në kompetencë Gjykatave të Rretheve.