Rruga hyrëse e Shëngjinit drejt zgjidhjes, Marku: Punimet do përfundojnë para sezonit turistik

Durrësi

Rruga hyrëse e Shëngjinit drejt zgjidhjes, Marku: Punimet do përfundojnë para sezonit turistik

Më: 18 prill 2018 Në ora: 21:32
Alfrida Marku

Prej vitesh rruga hyrëse për në zonën turistike të Shëngjinit, ishte bërë shqetësim për trafikun e rënduar, por edhe për aksidentet e herëpasherëshme që ndodhnin në këtë aks.

Pak ditë më parë, Report Tv e ka ngritur sërish këtë problematike. Këtë mesjavë nënkryetarja e Bashkisë së Lezhës, Alfrida Marku, ka njoftuar se:

Rruga hyrëse më në fund do të rikualifikohet nga fondi shqiptar i Zhvillimit. Premtimi nga Bashkia e Lezhës është se para se të nisë sezoni turistik, hyrja e Shëngjinit dhe rruga në qendër të kësaj zone turistike, do të jenë të përfunduara.

Alfrida Marku, nënkryetare e Bashkisë Lezhë

Ndërkohë, projekti i bashkisë parashikon zgjerimin e hyrjes si dhe rikonstruksionin e të gjithë segmentit drejt qendrës së Shëngjinit, ndërkohë që punimet pritet të fillojnë së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat