Grabitet prokuroria e Durrësit, ndërhyjnë në kamerat e sigurisë dhe dosjet e një prokurori - Bota Sot
Grabitet prokuroria e Durrësit, ndërhyjnë në kamerat e sigurisë dhe dosjet e një prokurori

Durrësi

Grabitet prokuroria e Durrësit, ndërhyjnë në kamerat e sigurisë dhe dosjet e një prokurori

Më: 24 maj 2018 Në ora: 10:51
Gjatë natës janë dëmtuar pajisjet e zyrës së serverit të Prokurorisë së Durrësit dhe janë marrë pajisje elektronike që regjistrojnë kamerat e sigurisë.

Nga kjo hyrje (Në foto) gjatë natës janë dëmtuar pajisjet e zyrës së serverit të Prokurorisë së Durrësit dhe janë marrë pajisje elektronike që regjistrojnë kamerat e sigurisë.

I pyetur nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, prokurori i medias i Durrësit, Borana Gjidedaj bën të ditur se krahas zyrës së serverit është konstatuar se këta persona kanë hapur me forcë dhe zyrën e një prokurori dhe një zyre tjetër të oficerëve të policisë gjyqësore. Ndërhyrja është konstatuar rreth orës 06.30 të mëngjesit të së enjtes, ndërkohë që ngjarja ka ndodhur kur godina ruhej nga punonjës të policisë private.

Lidhur me rastin eshte regjistruar procedimi penal per nenet 293/c/2 dhe 313/a dhe 333/a dhe 334 i Kodit Penal dhe po kryhen veprime ne menyre intensive nga grupi hetimor ne lidhje me percaktimin e faktit dhe identifikimin e autoreve te vepres.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test