Qepnin rroba ushtarake në Durrës, dëshmia tronditëse nga helmimi: E gjeta shoqen shtatzënë…

Durrësi

Qepnin rroba ushtarake në Durrës, dëshmia tronditëse nga helmimi: E gjeta shoqen shtatzënë…

Më: 26 maj 2018 Në ora: 14:56
Durrës

15 punonjëse të një fasonerie në Durrës janë dërguar me urgjencë në spital në gjendje të fikëti dhe me shenja helmimi.

“BalkanWeb” raporton se rrobaqepësia ku ndodhi ngjarja ka mbi 150 punëtore dhe ndodhet në Urën e Dajlanit.

Punonjëset me probleme shëndetësore po marrin ndihmën e parë në urgjencën e Spitalit Rajonal të Durrësit.

14 prej tyre janë ende në Spitalin e Durrësit, ndërsa njëra prej tyre u dërgua në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Një prej punonjësve që ka përfunduar në spital ka treguar se e ka gjetur shoqen, e cila ishte edhe shtatzënë, pa ndjenja në banjë.

“Një koleges sonë i ra të fikët, po punoja në syzator. Shkova në tualet dhe gjeta një shoqe tjetër që i kishte rënë të fikët. Ishte shtatzënë. I dhashë ndihmën e parë asaj, kur u ktheva në vendin e punës nuk mbaj më asgjë, sepse më ra të fikët. Jam përmendur në spital. Ne qepim rroba ushtarake. Nuk ndjeva ndonjë erë të keqe apo ndonjë aromë dyshuese”, tha punonjësja e shtruar në spital.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat