Ngjarje e rëndë në Durrës, makina përplas fëmijën 8 vjeçar

Durrësi

Ngjarje e rëndë në Durrës, makina përplas fëmijën 8 vjeçar

Më: 26 korrik 2018 Në ora: 21:49
Ilustrim

Një fëmijë i moshës 8 vjeçare është përplasur nga një makinë në qytetin e Durrësit.

Policia raporton se ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen nr.13 në qytetin bregdetar. 51 vje?5ari me inicialet D.Z ka goditur fëmijën me makinën e tij të tipit Benz, teksa 8 vjeçari me inicialet A.K po kalonte rrugën në qytet.

Policia ka vënë në pranga 51 vjeçarin, ndërsa i mituri ndodhet në spitalin e Tiranës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 26.07.2018, u arrestua në flagrancë, shtetasi D.Z., vjeç 51, banues në Durrës, pasi më datë 25.07.2018, në lagjen nr.13 Durrës, duke drejtuar automjetin tip “Benz Mercedez”, ka aksidentuar këmbësorin e mitur A.K, vjeç 8, banues në Durrës, ndodhet në spital, në Tiranë. Neni 290 i  Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat