Plas thika në Durrës, 52 vjeçari theret pasi i ngacmon gruan durrsakut - Bota Sot
Plas thika në Durrës, 52 vjeçari theret pasi i ngacmon gruan durrsakut

Durrësi

E hënë, 22 tetor 2018

Plas thika në Durrës, 52 vjeçari theret pasi i ngacmon gruan durrsakut

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 21:56
Foto ilustrim

Një konflikt për motive të dobëta ka sjellë një ngjarje të rëndë në qytetin e Durrësit këtë mbrëmje.

Një 36 vjeçar me inicialet B.Xh ka goditur me thikë një 52 vjeçar, pasi dyshohet se ky i fundit i ka ngacmuar bashkëshorten autorit. Situata ka përshkallëzuar në pëdorimin e armës së ftohtë e për pasojë 52 vjeçari ka përfunduar në spital pas goditjeve të marra.

I lënduari ndodhet nën kujdesin e mjekëve njofton policia, e cila shton se ka arrestuar 36 vjeçarin që e goditi me thikë si dhe ka sekuestruar thikën.

Njoftimi i policise Durres:

Plagos me thikë një shtetas. Arrestohet pak minuta pas ngjarjes autori i dyshuar.

Më datë 02.08.2018, rreth orës 20:50, në lagjen Nr.18, për motive të dobëta është goditur me thikë shtetasi S.Dh. 52 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Me të marrë njoftim janë organizuar menjëherë Shërbimet e Policisë së Durrësit, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin B.Xh. 36 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu nën cilësinë e provës materiale është sekuestruar thika.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test