Policia shpëton 3 pushues nga mbytja në Durrës

Durrësi

Policia shpëton 3 pushues nga mbytja në Durrës

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 20:13
Durrës

Policia Kufitare Durrës shpëton 3 pushues nga mbytja.

Pushuesit kanë qenë në det të hapur mbi një mjet lundrues pedalues kur mjeti ka filluar të fusë ujë.

Gjatë patrullimit nga ana e Specialistëve të Policisë Kufitare në zonën përballë fshatit Lura, rreth 1 milje larg bregut është konstatuar një mjet lundrues bedalon, pa motor, e cila peshkonte me disa persona në bord dhe rrezikonte të fundosej.

Ata janë afruar menjëherë duke i dhënë ndihmën e parë shtetasve A. K., 36 vjeç, D. E., 52 vjeç dhe M. N., 21 vjeç, banues në Maminas duke i marrë në mjetin lundrues të Policisë Kufitare dhe siguruar që janë mirë nga ana shëndetësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat