Porti i Durrësit, në 24 orë hyjnë afër 4 mijë persona

Durrësi

Porti i Durrësit, në 24 orë hyjnë afër 4 mijë persona

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 23:16
Porti i Durrësit

Vetëm ditën e djeshme në portin e Durrësit kanë hyrë 3916 shtetas prej të cilëve 2204 pasagjerë shqiptarë dhe 1712 pasagjerë të huaj.

Sipas Policisë Kufitare Durrës, “deri në orën 24.00 të ditës së djeshme kanë mbërritur 2 tragete të linjës Bari-Durrës dhe 1 traget i linjës Ancona-Durrës , 1 anije tregtare dhe 3 jahte turistike”.

Po ashtu “janë nisur 2 tragete të linjës Durrës-Bari dhe 1 traget i linjës Durrës-Ancona, 1 anije tregtare dhe 3 jahte turistike”, transmeton atsh.

Ndërkohë në dalje janë regjistruar 1063 shtetas shqiptarë dhe 1334 shtetas të huaj dhe 304 mjete shqiptare dhe 379 mjete të huaja.

Ndërsa në hyrje janë regjistruar 595 mjete shqiptare dhe 482 mjete të huaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat