Bllokohen në Durrës 27 ton fileto pule me prezencë salmonele, AKU e kthen mbrapsht në Brazil

Durrësi

Bllokohen në Durrës 27 ton fileto pule me prezencë salmonele, AKU e kthen mbrapsht në Brazil

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 27 ton mish nga Brazili me prezencë salmonele. Kontenieri është bllokuar në Durrës, dhe bëhej fjalë për fileto pule ku pas analizave të monstrave rezultoi të ishte i infektuar.

“Sa më sipër, Aku ndaloi hyrjen e ngarkesës në sasinë 27 ton mish ( fileto pule) në teritorin e Shqipërisë dhe kthimin e saj në vendin e origjinës. Gjatë këtij viti nga AKU janë bllokuar e kthyer në origjinë edhe 7 kontenierë të tjerë, me 180 tonë mish. Numri total i ngarkesave të importuara nga Brazili gjatë kësaj periudhe të vitit është 259 kontenierë; secili prej të cilëve është kontrolluar e analizuar me rigorozitet”, thotë AKU.

Kontrollet efikase të shoqëruara me cilësinë e analizave janë garanci e plotë, që produktet që futen në treg janë të sigurta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat