Specialistët e Qarkullimit Rrugor në bashkëpunim me Specialistët e Rendit kanë ushtruar kontrolle të përbashkëta gjatë fundjavës. Qarkullimi Rrugor në vijim të zbatimi të planit të masave u kanë ushtruar kontrolle drejtuesve të mjeteve që konsumojnë pije alkoolike dhe drejtojnë mjetet pa qenë të pajisur me leje drejtimi, me qëllim parandalimi i aksidenteve rrugore dhe rritja e parametrave të sigurisë në rrugë.
Sektori i Rendit kanë ushtruar kontroll mjeteve mbi evidentimin e rasteve të posedimit të sendeve të paligjshme me qëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara vetëm në fundjavë janë proceduar penalisht 6 shtetas për drejtim të motorçikletave pa leje drejtimi dhe është janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
Ajo qe bie ne sy eshte se rekordin e gjobave e mbajme shoferet qe flasin ne telefon gjate drejtimit te mjetit.
Janë vendosur masat administrative si më poshtë vijojnë:
• janë pezulluar 37 leje drejtimi për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 11 leje drejtimi për përdorim të pijeve alkoolike;
• janë ndëshkuar 147 drejtues mjetesh për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
• janë ndëshkuar 114 drejtues mjetesh për parakalim të gabuar;
• janë ndëshkuar 45 drejtues mjetesh për mospërdorim të rripit të sigurimit.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor Durrës këshillojnë çdo drejtues mjeti të mos përdorin alkool, mos drejtojnë mjetet pa qenë të pajisur me leje drejtimi dhe të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, në të kundërt do të ndëshkohen me masë administrative apo sipas legjislacionit penal.