Mbahet nesër në Durrës takimi i kryeministrave të Ballkanit, zbardhet axhenda

Durrësi

Mbahet nesër në Durrës takimi i kryeministrave të Ballkanit, zbardhet axhenda

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 17:11
Kryeministrat e Ballkanit

Nesër do të mbahet në Durrës takimi informal i kryeministrave të rajonit të Ballkanit me temë “Integrimi i Ekonomisë Rajonale”.

Në këtë takim do të jet i pranishëm gjithashtu edhe Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn.

Disa nga temat e diskutimit do të jenë: Një vizioni të përbashkët mbi Strategjinë e Integrimit europian, zbatimi dhe Fuqizimi i Zonës Ekonomike Rajonale1, marrëveshja Roaming, fillimi i negociatave për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimet akademike dhe profesionale.

Programi i takimit:

09.40 – Ardhja e delegacioneve (Plane nga Regjia) LIVE

09.50 – FOTO Familjare (Plane nga Regjia) LIVE 10.00 – Fillimi i sesionit të Samitit (Plane nga Regjia) LIVE 12.15 – Konferenca për Shtyp (Regjia + mediat e huaja + gazetarët nga Shqipëria) LIVE *Kryeministri Rama + Komisioneri Hahn + Kryeministrat pjesëmarrës - Fjalë Kryeministri Rama - Fjalë Komisioneri Hahn –

Pyetje (1 pyetje për secilin kryeministër) Sinjali do të mundësohet me frekuenca satelitore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat