Takimi i kryeministrave të rajonit, i pranishëm komisioneri Hahn - Bota Sot
Takimi i kryeministrave të rajonit, i pranishëm komisioneri Hahn

Durrësi

E hënë, 22 tetor 2018

Takimi i kryeministrave të rajonit, i pranishëm komisioneri Hahn

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 09:32
Në këtë takim do të jetë i pranishëm gjithashtu edhe Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn.

Kryeministrat e rajonit do të mblidhen sot në një takim informal në Durrës, me temë “Integrimi i Ekonomisë Rajonale”.

Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë së Shqipërisë, në këtë takim do të jetë i pranishëm gjithashtu edhe Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn.

Disa nga temat e diskutimit në këtë takim do të jenë vizioni i përbashkët mbi strategjinë e integrimit evropian; zbatimi dhe fuqizimi i zonës ekonomike rajonale 1; marrëveshja roaming; si dhe fillimi i negociatave për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimeve akademike dhe profesionale.

Sipas agjendës zyrtare, delegacionet pritet të mbërrijnë në Durrës rreth orës 09.40 dhe rreth orës 09.50 do të bëhet fotografia e përbashkët.

Ndërkohë në orën 10:00 do të nisë sesioni i Samitit dhe në orën 12:15 pritet konferenca e përbashkët për shtyp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test