Durrës - Takim i kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Durrësi

Durrës - Takim i kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 11:34
Pamje nga Durrësi

Integrimi i ekonomisë rajonale është në qendër të takimit të kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor sot (27.08) në Durrës, por takimi i këtij viti zhvillohet nën hijen e debatit për kufirin Kosovë-Serbi.

Drejtuesit politikë të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor takohen të hënën (27.08)  për të dytin vit në qytetin bregdetar të Durrës, të mikpritur nga Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë. Burime nga Kryeministria bëjnë të ditur për DW se në qëndër të këtij takimi informal do të jenë "Integrimi i Ekonomisë Rajonale”dhe krijimi i një vizioni të përbashkët për strategjinë e integrimit europian.

Krahas tyre do të diskutohen edhe njohja reciproke e kualifikimeve akademike dhe profesionale dhe marrëveshjet roaming. Takimi i sotëm në Durrës, i dyti në serinë e takimeve të tilla, zhvillohet 4 vjet pas prezantimit të Procesit të Berlinit nga kancelarja gjermane Angela Merkel, në 28 gusht 2014 dhe disa javë pas Samitit të Londrës, të zhvilluar në fillim të muajit të kaluar, i pesti samit në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili që prej 4 vitesh  ka marrë përsipër të nxisë dhe përshpejtojë ritmet e integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor. Samiti i Londrës në konkluzionet e tij theksoi ”konfirmimin e potencialit transformues të Zonës Ekonomike Rajonale dhe rënien dakort për nevojën e forcimit të lidhjeve ekonomike mes 6 vendeve të BP, partnerëve të Procesit të Berlinit dhe institucioneve të BE”.

Image
Takimi i kryeministrave të vendeve të Ballkanit vitin e kaluar në Durrës

Ekonomia në krye të transformimit europian të BP

Komisioni Europian ka fjalën e vet me peshë në këtë drejtim. Komisioneri i Zgjerimit dhe Fqinjësisë së Mirë, Johannes Hahn, i ftuar në takimin që zhvillohet sot në Durrës, e ka quajtur  "prioritet kyç ndërtimin e Zonës Ekonomike Rajonale për të nxitur rritjen ekonomike dhe punësimin në BP”. Në takimin e parë informal të Durrësit, vitin e kaluar, u prezantua miratimi i një plani veprimi prej 115 pikash për  Zonën Ekonomike Rajonale, të dakortësuar nga kryeministrat e 6 vendeve- Shqipëri, Mali i Zi, Maqedoni, Kosovë, Serbi dhe Bosnjë-Herzegovinë- me arsyetimin e provuar se ekonomia është në krye të transformimit europian të BP, ose ndryshe  të  progresit në procesin e integrimit europian të rajonit.

Vetëm një zonë ekonomike rajonale mund të krijojë një treg rajonal të punës, të hapë vende pune për rininë, të frenojë emigrimin e saj dhe pasojat e zymta të mungesës së rinisë. Sipas të dhënave nga BE, Zona Ekonomike Rajonale mund të krijojë 800 mijë vende të reja pune deri në vitin 2025.

Takim nën hijen e debatit për korigjimin e kufijve Kosovë-Serbi

Që Zona Ekonomike Rajonale, produkt i Procesit të Berlinit, të funksionojë, stabiliteti dhe paqja në rajon janë dy parakushte të domosdoshme. Debati i kohëve të fundit për mundësinë e korigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, si një veprim potencial për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe hapur rrugën e tyre drejt integrimit në BE,  ka zgjuar frikën e destabilizimit dhe rrezikimit të paqes në rajon. Gjermania, iniciatorja e Procesit të Berlinit është në mënyrë të prerë kundër ndryshimit të kufijve mes dy vendeve.

Image
Johhanes Hahn

Kancelarja Merkel theksoi para dy javësh, në Berlin, se: "Integriteti territorial i vendeve të Ballkanit Perëndimor është i përcaktuar dhe i paprekshëm”. Kryemnistri i Kosovës, Haradinaj  që do të marrë pjesë në takimin e sotëm në Durrës, është  gjithashtu kundër. Në kulmin e debatit ai ka deklaruar se„ kufijtë  janë vendosur me luftë dhe vetëm lufta i lëviz."

Shqipëria e ka thënë qartë që korigjimi i kufijve Kosovë - Serbi rrezikon stabilitetin dhe paqen në rajon. Ai krijon një precedent për ndryshim kufijsh në vende të tjera të rajonit në radhë të pare në Bosnjë-Hercegopvinë ku është Republika Serbska. Edhe pse kjo ?ështje nuk përfshihet në axhendën e takimit të sotëm hija e saj pritet të jetë e pranishme.

Në konferencën për shtyp të 6 kryeministrave, që do të mbahet pas mesditës, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabi?, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Komisioneri i Zgjerimit Johannes Hahn do të jenë përballë pyetjeve të gazetarëve edhe për këtë ?ështje. Edhe pse nuk është në axhendën e takimit ajo është e lidhur direkt me paqen dhe stabilitetin në rajon, pa të cilat bashkëpunimi rajonal dhe integrimi europian mbeten në mes të rrugës./dw

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat