‘Ishte me baltë’, dëshmia tronditëse nga Durrësi: Motra më vdiq se nuk e prekën mjekët me dorë…

Durrësi

‘Ishte me baltë’, dëshmia tronditëse nga Durrësi: Motra më vdiq se nuk e prekën mjekët me dorë…

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 10:31
Spitalin e Durrësit

Një 56-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit, ndërsa familjarët akuzojnë Mjekët për neglizhencë.

I vëllai i 56-vjecares Ervehe Dedej, Albert Dedej thotë se, mjekët nuk e prekën me dorë motrën e tij, pasi ajo ishte bërë me baltë, pasi kishte rënë në një kanal.

“Mjekët nuk e prekën me dorë për 3 orë dhe nuk i afroheshin se ishte me baltë. Motra kishte rënë në një kanal në ‘Porto Romano’.

Kërkoj hetim për mjekët e urgjencës së Durrësit. Mjeku më tha se motrën se shpëtonte dot as Zoti. Nëna ime u lutej mjekëve që t’i shpëtonin vajzën”,- thotë i prekur vëllai i viktimës.

Ndëkohë sipas bluzave të bardha, 56-vjeçarja kishte pirë një sasi ilaçesh dhe ka ndërruar jetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat