Shoferi nga Kosova shkon me pushime në Durrës, por askush nuk e di më fatin e tij

Durrësi

Shoferi nga Kosova shkon me pushime në Durrës, por askush nuk e di më fatin e tij

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 11:28
Pamje nga Durrësi

Nje shofer 55-vjecar nga Kosova ka humbur kontaktet me koleget e tij menjehere sapo kane ardhur ne Durres per pushime.

Skender Rama erdhi te pushoje me nje grup shoferesh prej 44 vetash, po pasditen e djeshme ka dale nga hoteli dhe nuk eshte kthyer me. Miqte e tij kane bere denoncimin ne policine e Durresit, e cila ka publikuar foto te tijen dhe nje numer kontakti per kedo qe e sheh.

Njoftimi i policise

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve në gjetjen e një shtetasi.

Skender Rama 55 vjeç, banues në Kosovë, ditën e djeshme ka ardhur me pushime në Durrës (një grup shoferësh, 44 veta) dhe rreth orës 19 : 00 ka dalë nga hoteli ku ishin akomoduar të gjithë pushuesit, në afësi të Shkëmbit të Kavajës dhe nuk është kthyer më.

Është rreth 1, 75 cm i gjatë, i dobët dhe ka të veshur një këmishë të bardhë dhe xhinse të zeza.

Në rast identifikimi të tij, jeni të lutur të telefononi në numrin 0694110217.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat