E rëndë në Durrës/ Foshnja vdes 4 ditë pasi lindi

Durrësi

E rëndë në Durrës/ Foshnja vdes 4 ditë pasi lindi

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 17:22
Spitali i Durresit

Një foshnje ka ndërruar jetë në Spitalin e Durrësit, 4 ditë pasi kishte ardhur në jetë.

Ngjarja e rëndë është denoncuar nga familjarët e 35-vjeçares me inicialet V. G.

Pas kësaj ngjarje, familjarët kanë akuzuar mjekët për mos dhënie të ndihmës.

Nga ana tjetër burime pranë maternitetit të Durrësit janë shprehur se dyshohet se foshnja ka pasur një sëmundje të trashëguar gjenetikisht.

Sipas tyre ka qenë e pamundur lëvizja dhe dërgimi i nënës dhe foshnjes për në Tiranë.

Ngjarja është denoncuar në polici, ku kanë nisur hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat