Turistë japonezë në portin e Durrësit

Durrësi

Turistë japonezë në portin e Durrësit

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 14:38
Turistë japonezë në portin e Durrësit

1238 turistë të huaj, shumica e të cilëve nga Japonia dhe vendet e Azisë Lindore kanë mbërritur në Durrës me kroçerën “Ocean Dream”.

Anija turistike me gjatësi 205 metra dhe personel 391 vetë u ankorua sot paradite në kalatën 5 të portit më të madh të vendit.

Nga agjencia pritëse HAG, mësohet se anija turistike që vjen për herë të parë në Durrës ka sjellë turistë nga 24 vende të ndryshme të botës. 886 prej tyre vijnë nga Japonia; përkatësisht 94 dhe 93 janë shtetas nga Kina dhe Tajvani; nga Singapori, Malajzia dhe Hong-Kongu mbërrijnë përkatësisht 47, 41 dhe 25 turistë të tjerë.

Pjesa tjetër vijnë kryesisht nga SHBA, Koreja e Jugut, Kanadaja, Britania e Madhe, Spanja, Gjermania, Holanda, Australia, Belgjika, transmeton atsh.

Një pjesë e turistëve dolën nga mjediset portuale për të vizituar qendrat arkeologjike dhe muzeale të Durrësit, ndërsa më shumë se sa 20 autobusë me turistë të tjerë u nisën drejt Tiranës, Krujës dhe Beratit.

“Ocean Dream” me flamur të Panamasë ka lundruar natën e kaluar nga porti i Dubrovnikut drejt Durrësit, ndërsa në mbrëmje vonë do të vijojë udhëtimin drejt Korfuzit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat