Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat arrestoi në kushtet e flagrancës një punonjës policie në Komisariatin e Durrësit, për shkak se ishte i dehur në kohën kur drejtonte automjetin. Përveç kësaj, ai ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit.
Punonjësi i arrestuar është Ilir Vrioni, 49 vjeç dhe ka qenë duke drejtuar mjetin e Policisë. SHÇBA sapo u njoftua për ngjarjen ka vepruar duke arrestuar autorin dhe duke marrë masa për sigurimin e provave materiale.
Nga testi me aparat drager, Vrioni rezultoi i dehur dhe akuzohet për “Drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt”.
Njëkohësisht janë kryer veprimet e tjera për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet proceduriale do të referohen në Prokurorinë pranë Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.