Për një bregdet të pastër. Të rinjtë e Durrësit, nismë për t’i dhënë fund ujërave të zeza në det

Durrësi

Për një bregdet të pastër. Të rinjtë e Durrësit, nismë për t’i dhënë fund ujërave të zeza në det

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 09:55

Derdhja e ujrave të zeza në det përgjatë shëtitores bregdetare të Durrësit mbetet një problem ende i pazgjidhur. Edhe pse pushteti vendor e mohon këtë realitet, ai është e pranishëm dhe vazhdon të shqetësojë banorët, por dhe frekuentuesit e shumtë të shëtitores, përfshirë dhe turistët e huaj.

Përmes nismës “Durrësi aktiv për një bregdet të pastër”, një grup të rinjsh është vënë në lëvizje për të nxitur aktivizmin qytetar për t’i dhënë fund ndotjes detare nga derdhja e ujërave të përdorura.

Gjithnjë e më shumë, qytetarët durrsakë po ndërgjegjësohen dhe reagojnë mbi çështje të mprehta mjedisore që cenojnë shëndetin dhe jetën e të gjithëve, përfshirë dhe pasojat negative në zhvillimin social e turistik të bregdetit të Adriatikut.

Zona përgjatë shëtitores bregdetare “Taulantia”, ashtu si dhe zonat përreth saj, janë pjesë e rrjetit të vjetër të kanalizimeve të qytetit dhe shumë subjekte kanë ndërhyrë ndër vite në kolektorin e ujrave të larta, duke bërë që ujrat e përdorura e të papërpunuara të përfundojnë në det.

Derdhja e tyre shkakton ndryshim të dukshëm të parametrave fiziko-kimike të ujit, ndotje të tij në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit, që vazhdon drejt veriut me plazhin e Currilave, tepër të pëlqyer nga durrsakët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat