Treni merr përpara një makinë

Durrësi

Treni merr përpara një makinë

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 19:11
Ilustrim

Treni i linjës Durrës- Elbasan është përplasur me një automjet në afërsi të lagjes nr.13 në Durrës.

Si pasojë e aksidentit të ndodhur ditën e djeshme nuk ka të plagosur por vetëm dëme materiale.

"Më datë 15.10.2018, në lagjen nr. 13, treni i pasagjereve i  linjës Durrës –Elbasan, me mashinist, shtetasin Sh.K., vjeç 58, banues në Cërrik, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues K.K., vjeç 49, banues në Durrës, ku ka dëme materiale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim",sqaron policia në njoftimin zyrtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat