Maturantja e shkëlqyer e Durrësit - Bota Sot
Maturantja e shkëlqyer e Durrësit

Durrësi

Maturantja e shkëlqyer e Durrësit

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 12:54
Nensi

Nensi është një nga maturantet e shkëlqyera të qytetit bregdetar të Durrësit. Ndër vite është fituese e disa olimpiadave dhe gjithnjë synon të arrijë maksimumin në rrugën e gjatë të edukimit, ashtu si dhe motra e saj që studion në Gjermani.

Për herë të parë ajo u ndje e vlerësuar, së bashku me të rinj të tjerë të qytetit bregdetar, që ashtu si dhe ajo kanë arritur rezultate të larta në maturë dhe në olimpiadat ku përfaqësojnë veten, shkollat ku mësojnë, por edhe qytetin.

“Ndjehem shumë mirë, pasi unë kam fituar dhe në vite të tjera, por çdo gjë ka qenë e qetë. Fitonim dhe gëzonim vetëm me veten e me familjen, pasi nga bashkia e rrethi nuk kishim mbështetje. Fakti që zëri dhe emrat tanë po dëgjohen nuk është gjë e mirë vetëm për ne, por dhe stimul për të tjerët. Çdo gjë stimulohet. Sporti, arti dhe ka ardhur koha të stimulohet edhe truri. Edhe njërëzve që mësojnë shumë, që ndoshta nuk janë shumë të socializuar, por kanë kënaqësinë e tyre. Unë kam kënaqësi të mësoj dhe është gjë shumë e mirë që kjo vlerësohet nga bashkia dhe shoqëria. Është emancipim”, shprehet Nensi.

Jo vetëm të vlerësuarit, por dhe mësues e prindër u shprehën të kënaqur nga ky shpërblim për punën e heshtur, por shumë të madhe që bëjnë nxënësit për të arritur rezultate të larta, që kthehen në kontribut për të gjithë shoqërinë.

Këtë verë, si mijëra maturantë në të gjithë vendin, Nensi u përball me sfidën e aplikimit dhe zgjedhjes së një prej 10 degëve të kërkuara e fituara prej saj. Sapo ka nisur studimet në degën e Mjekësisë së Përgjithshme dhe shpërblimin financiar e sapomarrë nga Bashkia thotë se do e kursejë, ose do e përdorë për të blerë librat akademikë.

“Është gjithnjë mirë të ruash para në bankë për të ardhmen”, deklaron Nensi.

Përveç të studiuarit, Nensi pëlqen dhe të dalë me shokët, merret me sport e luajë në kitarë, kënaqësi të cilat nuk ia privon vetes pavarësisht orëve të gjata të studimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test