Rusia, Turqia dhe Italia në vendet e para për import-eksport nga Durrësi - Bota Sot
Rusia, Turqia dhe Italia në vendet e para për import-eksport nga Durrësi

Durrësi

E premte, 16 nëntor 2018

Rusia, Turqia dhe Italia në vendet e para për import-eksport nga Durrësi

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 10:26
Durrës

Gjatë 9 muajve të parë të këtij viti në portin e Durrësit janë përpunuar 417 anije dhe 776 tragete, duke shënuar një volum prej mbi 2.7 milionë tonë mallra gjithsej.

Shkëmbimet e mallrave janë kryer kryesisht me vende si Rusia (28 përqind), Turqia (19 përqind) dhe Italia (11 %), e më tej Malta (7 %), Greqia (6 %), Libia dhe Izraeli (me nga 3 % secili), etj.

Nga statistikat 9-mujore në Sektorin përkatës në APD, mësohet se 45 përqind e eksporteve “made in Albania” i janë drejtuar me anije dhe tragete Italisë, 44 përqind janë nisur për në Maltë, 7 % drejt Turqisë dhe nga 2 % në Greqi dhe në Francë.

Importet vijnë kryesisht nga Rusia (33 përqind) dhe Turqia (21 përqind), që kryejnë së bashku më shumë se gjysmën e importit të mallrave drejt Durrësit. Bashkë me Libinë, Greqinë, Italinë dhe Izraelin (me nga 8-4 përqind secila), mallrat e importit mbërrijnë me anije edhe nga Ukraina, Egjypti, Spanja, Bullgaria, Franca, Libani, Tunizia, SHBA, Kroacia, etj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test