Dy të rinj u arrestuan nga Policia e Durrësit në kuadër të një operacioni të koduar "Menaxheri", pasi pjesën e airbag-ut të automjetit e kishin përshtatur për të vendosur 2 kg kokainë.
U arrestuan Taulant Lala 29 vjeç dhe Adnand Bufi 22 vjeç, të dy banues në Shkozet, Durrës.
Më datë28 tetor, në lagjen Nr.14, Shkozet, pas vëzhgimit të personave të tyre, të cilët udhëtonin me një automjet tip BMË, (Lala- drejtues dhe Bufi - pasagjer) , në afërsi të vendit të "Urës së Dajlanit" kanë dalë nga makina.
Janë ndjekur nga Forcat Operacionale të Durrësit pasi nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë që të ndalojnë.
Gjatë kontrollit në automjet, u konstatua një vend i modifikuar tek kapaku i Airbag.
Gjatë këqyrjes nga ana e uniformave blu u gjetën 2 pako të mbështjella me plastmas transparent me peshë rreth 2 kilogramë Kokainë.