Moti i keq në Itali, pezullohet lundrimi Bari-Durrës - Bota Sot
Moti i keq në Itali, pezullohet lundrimi Bari-Durrës

Durrësi

E shtunë, 17 nëntor 2018

Moti i keq në Itali, pezullohet lundrimi Bari-Durrës

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 20:16
Ilustrim

Moti i keq në Itali ka bërë që të pezullohet lundrimi trageteve nga porti i Barit në Drejtim të Durrësit.

Kapiteni i Portit detar Durrës, Tauland Allka bën të ditur se dy tragetet nga Bari nuk do të nisen natën e sotme, por nesër në mëngjes në orën 07:00 dhe pritet të mbërrijnë mbasdite vonë në Durrës, si pasojë e kohës së keqe.

Porti italian i Barit është mbyllur përkohësisht si pasoje e erës që arrin një shpejtësi deri 120 km/orë.
Vonesa do të ketë dhe në nisjen e trageteve nga Durrësi drejt Barit.

Të parashikuara për t’u nisur nga Durrësi në orën 23.00 të së hënës, tragetet do të nisen rreth orës 03:00 të mëngjesit të së martës. Ndonëse në brigjet e Durrësit moti është i qetë, në det të hapur forca është 8-9 ballë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test