Kanoset nga 4 persona kryeinspektori i IMT-së në Durrës, mes tyre dhe një polic

Durrësi

Kanoset nga 4 persona kryeinspektori i IMT-së në Durrës, mes tyre dhe një polic

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 22:53
Durrës

Burime për median bëjnë me dije se kryeinspektori i IMT-së në Durrës Ardian Halili është kanosur për shkak të detyrës.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Bizë të Durrësit, ku 4 persona përkatësisht Bedri Dervishi, Nexhmije dhe Anita Dervishi, si dhe Begator Gjoka, i cili është polic burgjesh, kanë kanosur me jetë kryeinspektorin teksa ndodhej në lokalin pranë banesës . Shkak për kanosjen është bërë një urdhër për prishjen e objektit, agjenci  ”Dervishi”, që ndodhet te Ura e Dajlanit në hyrje të Durrësit.

Kanosja pasi familjes Dervishi në pronësi të së cilës është objekti i është dërguar urdhri për prishjen e objektit, ndërtim pa leje. Objekti ishte në proces legalizimi po me kërkesë të Drejtorisë së Hekurudhës Shqiptare është skualifikuar nga legalizimi, pasi cenon sigurinë hekurudhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat