Urdhëroi prishjen e një ndërtese, nënë e bijë kërcënojnë kreun e IMT-së Durrës - Bota Sot
Urdhëroi prishjen e një ndërtese, nënë e bijë kërcënojnë kreun e IMT-së Durrës

Durrësi

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Urdhëroi prishjen e një ndërtese, nënë e bijë kërcënojnë kreun e IMT-së Durrës

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 08:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryeinspektori i IMT-së në Durrës, Ardian Halili, është kanosur verbalisht për shkak të detyrës.Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Fushë-Bizë të Durrësit, ku nënë e bijë Nexhmije dhe Anita Dervishi kanë kanosur kryeinspektorin Halili teksa ndodhej në lokalin pranë banesës.

Shkak është bërë një urdhër për prishjen e objektit, agjenci ''Dervishi'', që ndodhet tek Ura e Dajlanit në hyrje të Durrësit. Ky objekt është në pronësi të familjes Dervishi, të cilëve iu është dërguar urdhri për prishje, pasi është ndërtim pa leje.

Objekti ishte në proces legalizimi por me kërkesë të Drejtorisë së Hekurudhës Shqiptare, është skualifikuar nga legalizimi, pasi cënon sigurinë hekurudhore.

"Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetaseve. N.D. 48 vjeçe, banuese në Durrës, A.D. 21 vjeçe, banuese në Durrës. Shtetaset e mësipërme (nënë e bijë), ditën e sotme në fshatin Fushë- Bizë, Ishëm, kanë  kanosur me fjalë për shkak të detyrës shtetasin A H. 48 vjeç,  banues në Durrës K/Inspektor në IMT Durrës".

Veprimet hetimore po kryhen në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe janë referuar materialet në prokurori për veprën penale "Kanosja për shkak të detyrës".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test