Kush është Edison Harizaj, miku i Shullazit që iu bë atentat në Durrës… - Bota Sot
Kush është Edison Harizaj, miku i Shullazit që iu bë atentat në Durrës…

Durrësi

Kush është Edison Harizaj, miku i Shullazit që iu bë atentat në Durrës…

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 15:50
Edison Harizaj

Ende asnjë autor i identifikuar apo i dyshuar për ekzekutimin e tipit mafioz të Edison Harizajt mbrëmjen e së martës, në zonën e unazës së plazhit, në Durrës. Përveç 39-vjeçarit të vrarë Edison Harizaj nga Vlora, në këtë atentat mbeti i plagosur edhe Genci Caca, 33 vjeç, edhe ky nga Vlora.

Viktima Harizaj është pronar i kompleksit “Oslo” në Vlorë dhe njihet si person me precedentë penalë dhe ka qenë i dënuar nga drejtësia shqiptare për një vrasje dhe plagosje në vitin 1999 në Vlorë. Emri i Harizajt ka dalë disa herë gjatë hetimeve për zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale, përfshirë vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, apo zhdukjen e Albano Xhaferrit në Vlorë, si dhe vendosje gjobash ndaj biznesmenëve të ndryshëm në vend, por asnjëherë nuk u ndalua për to.

Ai njihet si mik i Emiljano Shullazit dhe në vitin 2012 të dy janë ndaluar nga policia, ku u gjetën me armë pa leje.

Pista paraprake e ngritur nga grupi hetimor për këtë ngjarje është ajo e hakmarrjes. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se autorët kanë qenë në dijeni të lëvizjes së Harizajt dhe Cacës që po lëviznin me mjetin tip Audi dhe u kanë dalë përballë duke lëvizur kundravajtje, në kahun e kundërt të rrugës.

Menjëherë pas ngjarjes dhe kontrolleve të policisë për gjetjen e kapjen e autorëve, u gjet vetëm një mjet i djegur plotësisht pranë varrezave të fshatit Shënavlash, që dyshohet se është përdorur nga autorët.

Ndërkohë, viktima Harizaj, edhe kur ishte liruar nga burgu ishte bërë objekt hetimi, pasi në atë kohë, në tetor të vitit 2010, u arrestua kancelarja e Gjykatës së Krujës së bashku me bashkëshortin e saj avokat, pasi dyshoheshin se kishin marrë rreth 11 milionë lekë të vjetra nga Edison Harizaj për të ndikuar tek gjyqtarët për lirimin e tij.

Por, kjo akuzë ndaj kancelares nuk u vërtetua asnjëherë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test