Ushqime pa kontroll; Në Tiranë e Durrës, bulmeti në mes të pluhurit

Durrësi

Ushqime pa kontroll; Në Tiranë e Durrës, bulmeti në mes të pluhurit

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 15:24
Tregu ushqimor në Durrës

Standardet e tregtimit të ushqimeve në disa tregje edhe në qytetet e mëdha të vendit, janë shumë të ulëta. Top Channel bëni një vëzhgim në tregjet e Durrësit, por edhe Tiranës ku gjen lehtësisht bulmet që shitet mes pluhurit, apo tregje të pista.

Tregu ushqimor në Durrës mbulohet me copa llamarine dhe vjetërsira. Ndërsa dyshemeja është e pashtruar, e mbushur me ruta-perime të kalbëzuara. Në këtë treg nuk mungojnë dhe shitësit ambulantë që tregtojnë qumësht me shishe plastike të përdorura. Tregtarët që kanë një licencë për të shitur nënproduktet e qumështit bëjnë përgjegjëse AKU.

“Këtu problemi është se gjizë, djathi shitet jashtë. Ne shesim brenda normave, në vihet gjobë ndërsa aty jashtë jo. E marr mallin me flet analizë, TVSH me numrin e NIPT-it tani ai shet jashtë nuk ka asgjë nga këto ai nuk gjobitet, ndërsa unë gjobitem”, shprehet një tregtar në Durrës.

Në Tiranë, në cepa pallatesh vijon shitja e ambulantëve. Tani është koha e ullirit, dhe ai shitet në këtë mënyrë, pa asnjë kusht higjenik. Në të njëjtën mënyrë shiten edhe nënproduktet e qumështit si gjalp dhe gjizë. Pas shkollës së baletit koshat e mbeturinave janë shumë pranë arkave të fruta perimeve.

“Ne shesim perimet këtu, ai është ushqimi i popullit, kazanët rrinë këtu bashkë me gjithë plehrat hajde prit që t’i shesësh”, thotë një tregtar në Tiranë.

Sipas Drejtorit të Mbrojtjes së Konsumatorit, Hasan Stafa i vetmi treg i frutave perimeve që është ndërtuar brenda standardit është ai i Pazarit të Ri.

“Një treg i organizuar duhet të ketë disa kritere. Duke filluar që më dyshemenë duhet të jetë e shtruar me pllaka, duhet të jetë e larë e disifiktuar, e pastër. Duhet të jetë e mbuluar me tendë që mos t’i hyjë drita. Po natyrisht duhet të respektohen edhe kushtet e higjienës; sigurisë ushqimore; etiketimit”, shprehet Hasan Stafa, drejtor i Mbrojtjes së Konsumatorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat