Ndalohet në Portin e Durrësit 24-vjeçari me dokumente false franceze

Durrësi

Ndalohet në Portin e Durrësit 24-vjeçari me dokumente false franceze

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 06:41
Ilustrim

Një i ri është ndaluar në Portin e Durrësit, pasi u kap duke udhëtuar me dokumente false.

Burime të Policisë Vendore, bëjnë të ditur se në S. P. K., Port Durrës, u ndalua I. I., 24 vjeç, banues në Kosovë, sepse iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një kartë identiteti franceze, e falsifikuar.

Departamenti për Kufirin dhe Migracionin – Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës

Më datë 16. 11. 2018, në S. P. K., Port Durrës, u ndalua shtetasi I. I., vjeç 24, banues në Kosovë, sepse iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një kartë identiteti franceze, e falsifikuar. Neni 189 i Kodit Penal.. Veprimet proceduriale do të kryhen nga D. V. P., Durrës..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat