Helmimi i 40 grave në Durrës, policia: U lëshua gaz kondicioneri - Bota Sot
Helmimi i 40 grave në Durrës, policia: U lëshua gaz kondicioneri

Durrësi

Helmimi i 40 grave në Durrës, policia: U lëshua gaz kondicioneri

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 17:30
Durrës

Policia e Durrësit ka dhënë detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mesditën e sotme të në një rrobaqepësi në Fllakë të Durrësit.

Në një deklaratë për gazetarët, nëndrejtori i spitalit të Durrësit, Genti Kavaja, deklaroi se aktualisht 7 gra po marrin ndihmë mjekësore në spitalin rajonal, ndërsa 2 të tjera u dërguan në Tiranë.

Nga veprimet e deritanishme të policisë, ka rezultuar se disa punëtorë kanë çmontuar një kondicioner, i cili ka lëshuar gaz, çka ka çuar më pas dhe në helmimin e punëtoreve.

Informacioni paraprak i policisë:

Më datë 24.11.2018, rreth orës 13:30, në një rrobaqepësi në Fllakë janë ndjerë keq 8 punëtore, të cilat ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nga veprimet paraprake ka rezultuar se disa punëtorë kanë çmontuar një kondicioner, i cili ka lëshuar gaz.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test