Zbulohet shuma, sa para u vodhën nga banka në Durrës - Bota Sot
Zbulohet shuma, sa para u vodhën nga banka në Durrës

Durrësi

Zbulohet shuma, sa para u vodhën nga banka në Durrës

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 18:16
Ilustrim

Një makinë që transportonte paratë e një banke ka rënë pre e grabitësve të armatosur dhe të maskuar.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Shkozet të Durrësit, pranë Drejtorisë së Transportit Rrugor.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se një mjet tip ‘Benz’ me tre persona të maskuar dhe me armë kanë ndaluar makinën që transportonte paratë dhe e kanë grabitur.

Mësohet se shuma e grabitur është 75 milion lekë të vjetra të cilat i përkisnin Drejtorisë së Transportit Rrugor.

Pas grabitjes,  autorët janë larguar në drejtim të Shijakut. Policia e Durrësit është vënë në ndjekje dhe ka ngritur postblloqe për kapjen e autorëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...