Banka Botërore: Kosova dhe Shqipëria do të kenë rritjen më të madhe ekonomike në vitin 2019 - Bota Sot
Banka Botërore: Kosova dhe Shqipëria do të kenë rritjen më të madhe ekonomike në vitin 2019

Ekonomi

Banka Botërore: Kosova dhe Shqipëria do të kenë rritjen më të madhe ekonomike në vitin 2019

Nga: F.B Më: 9 janar 2019 Në ora: 18:49
Ilustrim

Banka Botërore ka publikuar raportin më të ri për perspektivën ekonomike globale në të cilin thuhet se nga vendet e Ballkanit Kosova dhe Shqipëria do të kenë rritjen më të madhe ekonomike në vitin 2019.

Në raport thuhet se rritjen më të madhe ekonomike në këtë vit në regjion do ta kenë Kosova dhe Shqipëria.

Banka Botërore parashikon që sivjet rritjen më të madhe në masën 4,5 për qind do ta ketë Kosova, që përcillet nga Shqipëria me 3,6, Serbia 3,5, Bosnja dhe Hercegovina me 3,4, Maqedonia me 2,9 dhe Mali I Zi me 2,8 për qind.

Në ndërkohë sipas BB në Serbi rritja ekonomike do të jetë 3,5 që I bie një rritje prej 0,5 për qind, ndërkohë që në vitin 2020 do të duhej të rritej në 4 për qind

Sipas parashikimeve Mali I Zi do duhet të shkonte në 3,8, Bosnja dhe Hercegovina në 3,2 , Maqedonia 2,5 thuhet në raportin e Bankës Botërore

Sipas po këtyre parashikimeve Kosova do të mbaj rritjen ekonomike në vlerën 4,5 për qind, ndërsa Shqipëria 3,9 për qind.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...