OAK përshëndetë vendimin e Qeverisë së Kosovës për pikën doganore në Durrës

Ekonomi

OAK përshëndetë vendimin e Qeverisë së Kosovës për pikën doganore në Durrës

Më: 16 janar 2019 Në ora: 10:59
Oda e Afarizmit të Kosovës

Oda e Afarizmit të Kosovës përshëndetë fillimin e punës të Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit e cila ka ardhë pas vendimit të marrë në mbledhjen e dy qeverive shqiptare të bërë me datën 26 nëntor në Pejë.

OAK hapjen e kësaj pike doganore e konsideron si ndihmë të madhe për bizneset. Me anë të këtij vendimi të dy qeverive, do të rritet shpejtësia e ardhjes së produkteve dhe zvogëlimi i vonesave në arritjet e produkteve nga jashtë deri në Kosovë.

Gjithashtu bizneset do të kenë një kosto prej disa miliona me pak si dhe porti i Durrësit do të behët shumë me atraktiv për bizneset tona.

OAK beson shumë se vendimi i marrë nga Kryeministri Haradinaj qe ky vit të shpallet si vit i zhvillimit ekonomik të vendit, do të pasohet edhe nga shumë vendime të tjera të cilat janë jashtëzakonishtë të nevojshme për vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat