Haradinaj komenton emërimin e bashkëpartiakut të tij në krye të AKP-së

Ekonomi

Haradinaj komenton emërimin e bashkëpartiakut të tij në krye të AKP-së

Më: 16 janar 2019 Në ora: 11:12
Ramush Haradinaj dhe Valon Tolaj

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka ritheksuar se taksa 100 përqind do të mbetet në fuqi derisa të ketë njohje nga Serbia.

Këto komente kryeministri i bëri gjatë një vizite që pati në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Kryeministri duke theksuar se ky vit do të jetë vit i ekonomisë, ka thënë se do të krijohen kushte për investime.

Përveç kësaj, ai ka folur edhe për drejtorin e ri të AKP Valon Tolaj, i cili ka qenë nga radhët e AAK-së, për të cilin tha se e ka pasur koleg në parti dhe kërkon punë në AKP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat