Arrihet marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë Zvicër – Kosovë

Ekonomi

Arrihet marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë Zvicër – Kosovë

Më: 16 janar 2019 Në ora: 16:13
Pamje nga marrëveshja

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, sot nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me presidentin Stefan Sarkany të Dhomës së Tregtisë, Industrisë dhe Shërbimeve Zvicër - Kosovë.

Marrëveshja i hap rrugë trajnimit, certifikimit dhe licencimit të personave përgjegjës të cilët janë të angazhuar në punëtoritë për riparim, servisim dhe rregullim të automjeteve.

Veprimi i sotëm ka një rëndësi të madhe për nismën e realizmit të projektit të Sindikatës Zvicerane të Automobilave, për hapjen e shkollave profesionale në fushën e automjeteve dhe profilizimin e kuadrove të këtij profili në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat