Haradinaj e Shala diskutojnë për ruajtjen e stabilitetit energjetik

Ekonomi

Haradinaj e Shala diskutojnë për ruajtjen e stabilitetit energjetik

Më: 17 janar 2019 Në ora: 09:18
Ramush Haradinaj dhe Ilir Shala

Kryeministri Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me kryeshefin ekzekutiv të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike, Ilir Shala.

Haradinaj ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar për hapat e mëtutjeshëm për ruajtjen e stabilitetit energjetik në vend.

“Qeveria e Kosovës do të mbështesë veprimet e këtij mekanizmi dhe pavarësinë e tij, në funksion të mirëmbajtjes së rrjetit të transmisionit”, është zotuar kryeministri përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat