Banka Evropiane për Investime jep 1 milion euro për autostradën Kijevë-Zahaq - Bota Sot
Banka Evropiane për Investime jep 1 milion euro për autostradën Kijevë-Zahaq

Ekonomi

Banka Evropiane për Investime jep 1 milion euro për autostradën Kijevë-Zahaq

Më: 17 janar 2019 Në ora: 10:16
Konferenca per media

Qeveria e Kosovës dhe Banka Evropiane për Investime, kanë nënshkruar marrëveshjen grant për mbështetje të projektit për ndërtimin e autostradës Kijevë-Zahaq.

Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Financave, Bedri Hamza dhe udhëheqësi i Divizionit për Slloveninë, Kroacinë, dhe Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane për Investime, Matteo Rivellini.

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se kjo marrëveshje është në vlerë prej 1 milion euro, kontribut pa kthim nga Banka Investime.

Kjo marrëveshje ka të bëjë për projektin infrastrukturor Kijevë-Zahaq.

“Jemi në fazë të avancuar për marrëveshje të reja me Banakën Investive për projektet në shëndetësi, trajtim të ujërave të zeza dhe të tjera”, tha ministri Hamza.

Ai shtoi se ndër projektet me prioritet për financim me anë të granateve siç është edhe zgjerimi i rrugës Prishtinë- Podujevë.

Matteo Rivellini ka thënë se ky grant prej 1 milion euro ka rëndësi të madhe dhe projekti do të jetë në përputhje me praktikat evropiane.

“Është paraparë edhe një grant tjetër për 3.2 milionë euro dhe kjo marrëveshje është vazhdimësi bashkëpunimit me autoritetet e Kosovës”, tha Rivellini.

Pjesëmarrës në  këtë ceremoni ishte edhe ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, i cili shprehi mirënjohje për këtë grant.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...