Taksapaguesit evropian kontribues të zhvillimit ekonomik në Kosovë

Ekonomi

Taksapaguesit evropian kontribues të zhvillimit ekonomik në Kosovë

Më: 17 janar 2019 Në ora: 11:48
Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Financave, Bedri Hamza dhe udhëheqësi i Divizionit për Slloveninë, Kroacinë, dhe Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane për Investime, Matteo Rivellin

Ministria e Financave dhe Banka Evropiane për Investime, kanë nënshkruar marrëveshjen grant për mbështetje të projektit për ndërtimin e autostradës Kijevë-Zahaq.

Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Financave, Bedri Hamza dhe udhëheqësi i Divizionit për Slloveninë, Kroacinë, dhe Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane për Investime, Matteo Rivellini.

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se kjo marrëveshje është në vlerë prej 1 milion euro, kontribut pa kthim nga Banka Investime Evropiane. Sipas tij, kjo marrëveshje ka të bëjë për projektin infrastrukturor Kijevë-Zahaq, mirëpo shtoi se kanë në prioritet edhe projektet të tjera në vend.   

Hamza: Taksapaguesit evropian po kontribuojnë për zhvillimin ekonomik të Kosovës

“Falënderoj Bankën Investive Evropiane dhe taksapaguesit evropian që me taksat e tyre po kontribuojnë për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Marrëveshje ka të bëjë me përkrahjen e Ministrisë së Infrastrukturës për projektin e rrugës Prishtinë-Pejë, konkretisht segmenti Kijevë –Zahaq, ku konstruksioni financiar për këtë projekt është i siguruar.  Vazhdimisht jemi duke punuar për të gjitha projektet, ndërsa për projektin që iu i referoheni (Prishtinë-Podujevë), për neve është prioritet i lartë dhe unë besoj që shumë shpejt do të sigurohen mjetet për këtë projekt që të përfundohet deri në pikën kufitare”, tha Hamza. 

Udhëheqësi i Divizionit për Slloveninë, Kroacinë dhe Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane për Investime, Matteo Rivellini tha se ky grant ka për qëllim të bëj projekte cilësore dhe me standarde evropiane.

Rivellini: Është përcaktuar edhe një projekt tjetër prej 3.2 milionë euro

 

“Ky grant prej 1 milionësh është i rëndësishëm për 3 arsye, e para për shkak se është një donacion nga banka e BE-së që ka për qëllim të siguroj se ky projekt do të bëhet në përputhje me praktikat dhe standardet më të mirë evropiane. Ky projekt financohet nga kjo bankë që mundëson projektet e infrastrukturës që vendet e ndryshme t’i përballojnë problemet klimatike e të tjerat. Ky donacion vije gjithashtu mbi disa financime që vijnë ndërlidhen me këtë projekt dhe dua t’i përmend që në kuadër të kornizës së investimeve janë përcaktuar 3.2 milionë për një grant tjetër, si dhe vitin e kaluar banka ka nënshkruar 80 milionë që shkon në dobi të këtij projekti”, tha ka thënë Rivellini.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishte edhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, i cili shprehi mirënjohje për këtë grant.

Ministri Lekaj tha së shpejt pritet të shpallet tenderi për ndërtim dhe do të jenë të vëmendshëm që të kryhen me kohë këto procedura. Ai shtoi se pret që në fillim të majit të filloi puna në terren.

Lekaj: Neve na mbetet t’i implementojmë projektet në kohë

“Ajo çka na mbetet neve si Ministri e Infrastrukturës është që ne të jemi të jemi të saktë në kohë, të implementojmë projektet që kanë një domethënie mjaft të madhe për infrastrukturën rrugore, por edhe për lidhje të korridoreve ‘Pan evropiane’… zotohemi se ne do të fillojmë me impemenmtnimin e këtyre projketeve, jo vetëm të këtij segmenti rrugor Kijevë-Zahaq, por edhe në segmentet tjera që do ta përmbyllim për tri katër vite tërë infrastrukturën në Kosovë”, theksoi Lekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat