MF flet për tenderin e AQP-së për produktet serbe

Ekonomi

MF flet për tenderin e AQP-së për produktet serbe

Më: 19 janar 2019 Në ora: 18:18
Ministria e Financave

Ministria e Financave pas publikimit të lajmit se institucionet e Kosovës me tender blejë plazma nga Serbia, ka njoftuar se zyrtarët e Agjencia Qendrore e Prokurimit janë përgjegjës para organeve komptente dhe ligjore për veprimet e tyre por përkundër kësaj Ministria e Financave do të marrë të gjitha veprimet ligjore për ta sqaruar këtë situatë në AQP.

MF thotë se Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) në kuptim operativ funksionon e pavarur.

“Ndërsa sa i përket tenderit të përfolur sot në media, ai nuk ka qenë tender i Ministrisë së Financave dhe Ministri i Financave nuk ka asnjë kompetencë për të caktuar kriteret tenderuese dhe listën e mallrave dhe se cilat mallra blehen me tender dhe në cilat kushte duhet të shpallen. Kjo për arsye se Qeveria e Kosovës me Udhëzim Administrativ  cakton se cilat mallra duhet të prokurohen nga AQP, në emër të Organizatave Buxhetore. Po ashtu pas hyrjes në fuqi të Udhëzimit Administrativ të aprovuar në Qeveri, AQP në bashkpunim me organizatat Buxhetore cakton kushtet, kërkesat dhe Obligimet për ta shpallur tenderin, pra siç shihet asnjë procedure apo veprim nuk merret dhe nuk kërkohet nga Ministri i Financave që nënkupton se është jashtë kompetencave operative  të Ministrit të Financave”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat