Telekomi i Kosovës dhe MPMS-ja thellojnë bashkëpunimin - Bota Sot
Telekomi i Kosovës dhe MPMS-ja thellojnë bashkëpunimin

Ekonomi

Telekomi i Kosovës dhe MPMS-ja thellojnë bashkëpunimin

Më: 23 janar 2019 Në ora: 11:19
Telekomi i Kosovës dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale nënshkruan marrëveshje për vazhdimin e ofrimit të shërbimeve të telekomunikacionit

Telekomi i Kosovës dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale nënshkruan marrëveshje për vazhdimin e ofrimit të shërbimeve të telekomunikacionit.

Sipas komunikatës për media nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale edhe një herë rikonfirmoi se Telekomi i Kosovës, Vala është zgjedhja më e mirë për shërbime të telefonisë mobile, fikse dhe internetit.

Përmbajtja kryesore e ofertës së Telekomit në këtë marrëveshje përfshin pako shumë atraktive, internet me shpejtësi të lartë dhe mbulim gjithandej territorit të vendit tonë.

“MPMS nuk është i vetmi institucion që i është bashkuar Telekomit të Kosovës viteve të  fundit,  pasi që, numri i institucioneve shtetërore dhe bizneseve private që kanë bërë kalimin dhe kanë vazhduar bashkëpunimin është shumëfishuar, duke pasur parasysh se shërbimet e ofruara janë shumë cilësore, çmimet janë të leverdishme dhe ka një kujdes të shtuar për konsumatorët tanë”, tha  Bedri Istrefi, U.D. Kryeshef Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës.

Telekomi i Kosovës do t’i ofrojë MPMS-së shërbim të pandërprerë të telefonisë dhe internetit, duke i mundësuar personelit të kësaj Ministrie që lehtësisht të realizojnë komunikimin e tyre të përditshëm me shërbimet e Telekomit të Kosovës.

“Nënshkrimi i kësaj marrëveshje lehtëson tej mase komunikimin e personelit të Ministrisë sonë gjatë realizimit të punëve dhe detyrave të tyre të përditshme, meqë Telekomi i Kosovës ofron shërbim shumë cilësor dhe të favorshëm” u shpreh z. Izedin Bytyqi, Sekretar i Përgjithshëm i MPMS-së.

“Telekomi i Kosovës, Vala do të vazhdojë me përmbushjen e synimeve strategjike, për të plotësuar nevojat e të gjithë konsumatorëve, institucioneve publike dhe atyre private, për qasje sa më të lehtë në shërbimet e internetit të shpejtë, telefonisë mobile, fikse dhe IPTV-së”, theksohet në komunikatë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...