Ministri Lekaj: Autostradën e Dukagjinit ta projektojmë së bashku

Ekonomi

Ministri Lekaj: Autostradën e Dukagjinit ta projektojmë së bashku

Më: 23 janar 2019 Në ora: 18:22
Pal Lekaj

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, në takimet që ka pasur sot me qytetarët e Junikut dhe Deçanit, dëgjoi komentet dhe idetë e qytetarëve për autostradën e Dukagjinit.

Duke marrë parasysh rëndësinë që ky projekt do të ketë, jo vetëm për këtë rajon, por mbarë Kosovën, Lekaj garantoi se sugjerimet e tyre do të merren parasysh në versionin final. Ai shtoi se autostrada përveçse shkurton rrugën mes qyteteve brenda vendit, lidhë edhe korridoret pan-evropiane.

Qytetarët e të dyja komunave janë njoftuar në detaje me të gjitha të dhënat rreth autostradës së Dukagjinit dhe nuk ngurruan të japin kontributin e tyre në debat.

Kryetarët e komunave, Agron Kuqi i Junikut dhe Bashkim Ramosaj i Deçanit, u shprehën të kënaqur që më në fund komunave të tyre po u jepet rëndësia e munguar nga qeveritë e kaluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat