Komisioni për Zhvillim ekonomik voton draft-statutin për Trepçën

Ekonomi

Komisioni për Zhvillim ekonomik voton draft-statutin për Trepçën

Më: 25 janar 2019 Në ora: 14:35
Komisioni për Zhvillim ekonomik

Me gjithë vërejtjet për përmbajtjen, Komisioni për zhvillim ekonomik ka votuar statutin e Trepçës.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka ka thënë se draft-statuti do të jetë i ndryshueshëm në mënyrë që t’i përshtatet zhvillimit të kësaj ndërmarrje.

Deputetët kanë pasur pyetje për ministrin edhe për sa i përket aseteve të kësaj ndërmarrje.

Deputeti i PDK-së Memli Krasniqi, ka thënë se ky ligj nuk është ideali, por optimali.

Ndërsa, deputeti Glauk Konjufca, ka thënë se në këtë statut janë disa probleme elementare. Ai ka thanë se ka frikë që janë  nxituar për ta votuar këtë statut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat