Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala është zotuar për kontrolle të bizneseve që nuk e respektojnë ligjin.
Shala duke komentuar hulumtimin e emisionit ‘Drejtësia në Kosovë’ lidhur me respektimin e ligjit që e ndalon shitjen dhe shërbimin e alkoolit dhe duhanit për të miturit.
Hulumtimi ka testuar marketet si ETC pronë e Ramiz Kelmendit, MAXI pronë Gazmend Abrashit këshilltarit të kryeministrit Haradinaj, INTEREX dhe Viva Fresh Store.
Ndërsa në mbi 50 për qind të marketeve të testuara, të miturve i janë shitur cigare e alkool.
Ministri u zotua se nuk do të ketë trajtim të ndryshëm tek bizneset në kërkimin e respektimit të ligjit.