SOWI Kosova, investimi më i madh i energjisë ripërtëritshme të erës në Kosovë

Ekonomi

SOWI Kosova, investimi më i madh i energjisë ripërtëritshme të erës në Kosovë

Më: 28 janar 2019 Në ora: 11:05
Në takimin e Këshillit Ndërministror për Investime Strategjike

SOWI Kosova një projekt në energjinë e ripërtëritshme të erës në vlerë prej 169 milionë euro, investim gjermano-izrealit në partneritet me Kosovës, është investimi i parë strategjik që ka përmbushur kriteret.

Kështu është bërë e ditur në takimin e Këshillit Ndërministror për Investime Strategjike, ku po ashtu është e bërë e ditur se janë 12 aplikacione  që janë duke u shqyrtuar në vlerë prej 2 miliardë euro.

 Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nga sot po fillon historia.

"Me investitorin e parë strategjik. Dëshiroj të falënderoj qeverinë Mustafa që ka kryer detyrat e asaj kohe për punën që e kanë bërë. Nga sot mund të themi që filloj historia. Është shumë me rëndësi që të themi se një kompani i ka përmbushur parametrat e para për shqyrtim. U tha që është investimi më i madh në energjinë e ripërtëritshme", tha ai.

Ndërkohë që ka pasur kritika që në këtë takim kanë munguar ministri i Financave Bedri Hamza, dhe ai i Zhvillimit Ekonomik.

"Nuk duhet me vazhdua kështu, një projekt si ky takimet e kësaj natyre duhet të marrin pjesë", tha ai.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, tha se ky është invesimi i huaj direkt më i madhi në Kosovës.

"Deri me tash kemi 12 aplikime për investime strategjike që kanë treguar diku rreth 2 miliardë euro. Sot ju njoftoj se aplikuesi në aspektin teknik ka përmbushur kriteret. Është investim 169 milionë euro dhe ky është investimi i huaj direkt më i madh në Kosovë. Dua të iu siguroj se MTI qëndron me përgjegjësi të plotë", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat